Sport

Asnjë nuk e dinte! Miku i tij Khabib zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

6 Mars 2021, 20:30 Nga DOSJA
Asnjë nuk e dinte! Miku i tij Khabib zbulon frikën më të

EUROPË-Khabib Nurmagomedov zbuloi se si ai flet me Cristiano Ronaldon pothuajse çdo ditë dhe se si ylli i Juventusit shqetësohet për djalin e tij.Ish-ylli i UFC-së është fotografuar me Ronaldon në disa raste dhe duket se miqësia e tyre vazhdon.Ata flasin rregullisht, si për karrierën e tyre, ashtu edhe për jetën personale. Luftëtari rus ka zbuluar një nga rrëfimet, që portugezi do t’i kishte bërë në një nga bisedat e shumta.

Ai zbulon shqetësimin që CR7 ndjen për djalin.Khabib tha: “Ne flasim shumë herë, pothuajse çdo ditë, por kur u takuam patëm një bisedë se nga e morëm motivimin tonë. Ai më tha se dëshiron që djali i tij të jetë pasardhës. Kur Cristiano ishte fëmijë, ëndërronte vetëm të kishte një palë këpucë sporti. Djali i tij, nga ana tjetër, ka gjithçka. Sidoqoftë, Cristiano ka frikë se djali mund të mos ketë të njëjtën uri, të njëjtin vullnet si ai.

Kur ke gjithçka, është e vështirë të gjesh motivimin e duhur. Më pëlqente ta dëgjoja këtë nga goja e Ronaldos. E kuptova se nuk është një person që ngopet me një, dy ose tre tituj. Ai sapo fitoi titullin e tij të 30-të, është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë mendoj se do të vazhdojë edhe për dy ose tri sezone të tjera”, – tha ylli i UFC. Khabib, 32-vjeç, është tërhequr nga MMA me një rekord perfekt 29-0 pasi mundi Justin Gaethje vitin e kaluar.Ai u zotua të mos vazhdonte më pas vdekjes së babait të tij, por mund të tundohej në një rikthim të UFC për të arritur 30-0.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo khabib cristiano ronaldo khabib

Sondazh

Poll