Sport

Tani, edhe Prishtina në garën për titullin, Arbëria ndalon Gjilanin

6 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA

KOSOVE – Sot janë zhvilluar edhe dy takime të tjera për javën e 23-të të të Ipko Superligës së Kosovës. Bardheblutë e Prishtinës kanë mposhtur pastër skuadrën e Llapit. Krasniqi (30’) dhe Shillova (34’), në harkun e 4 minutave, fiksuan fitoren 2-0 të kryeqytetasve. Miqtë nga Podujeva, e patën të vështirë të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 47 pikëve, duke u bërë një rival potencial në garën për titull. Po kaq pikë ka edhe Drita, që nesër ka një ndeshje në transfertë ndaj Feronikelit, ndërkohë që Ballkani, që aktualisht me 48 pikë kryeson renditjen e Ipko Superligës së Kosovës.

Ndërkohë, skuadra e Gjilanit, bën një tjetër hap fals në shtëpi, duke i zbehur mundësitë dhe larguar nga gara për trofe. Ata barazuan 1-1 me Arbërinë, e cila mori një pike shprese në luftën e saj për mbijetesë. Bruqi (62’) dhe Marclei (85’) ishin autore të golave.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani drita gjilani ipko superliga e kosoves llapi pristina ballkani drita gjilani ipko superliga e kosoves llapi pristina

Sondazh

Poll