Aktualitet

Basha shpalos planbuxhetin e PD-së për arsimin: Subvencion 100% të tarifës për familjet e varfra, 74 milionë dollarë për

9 Maj 2019, 11:29 Nga DOSJA
Basha shpalos planbuxhetin e PD-së për arsimin: Subvencion 100%

POGRADEC– Lulzim Basha ka shpalosur planbuxhetin e Partisë Demokratike për sistemin arsimor. Teksa zhvilloi një bisedë me të rinjtë e Pogradecit, Basha u shpreh se priroteti kombëtar i qeverisë së Partisë Demokratike do të jetë arsimi.

Basha theksoi se në momentin që ai do vijë në pushtet do të sigurijë një system arsimor në mënyrë që një student gjysmën e kohës ta harxhojë në auditore, gjysmën tjetër nëpër salla dhe në praktikë.

Më tej kryedemokrati u shpreh se pas diplomimit “Bachelor”, një student që plotëson kushtet e duhura do t’i mundësohet një stash i paguar nga shteti me pagën minimale prej 300 mijë lekësh të vjetra.

“Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse. Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin. lidhet me krimin që të mbajë pushtetin edhe kur populli do që ta largojë me votë. Lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë dhe të pasurohet në kurriz të njerëzve të ndershëm, madje modelin e krimit e ka sjellë edhe në universitete.

Në fakt betejën e keni nisur ju. E nisën studentët në dhjetor kundër padrejtësisë më të madhe që i është bërë ndonjëherë rinisë, shkatërrimit të arsimit të lartë, tarifave më të larta, çmimeve më të larta për arsim me cilësinë më të dobët në Europë. Dhe, pastaj, së bashku me ju u ngrit gjithë Shqipëria. Më 16 shkurt, 11 javë më parë nisi kjo lëvizje dhe kryengritje demokratike për të mposhtur tiraninë më të rrezikshme që vendi dhe Ballkani kanë njohur në 30 vite, tiraninë e politikës të lidhur me krimin, që ka asgjesuar votën, ka asgjesuar qeverisjen, ka kapur dhe paralizuar drejtësinë, ka kapur ekonominë, ka kapur universitetet dhe arsimin e lartë, ka shkatërruar shëndetësinë dhe, mbi të gjitha, i ka vënë kazmën mundësive të rinisë për të ndërtuar jetën e saj këtu në Shqipëri.

Plani ynë për buxhetin e arsimit me pak fjalë është ky. Dyfishim i buxhetit të arsimit, sepse arsimi është prioritet kombëtar. Kur them prioritet kombëtar, që ta kuptoni ndryshimin midis dërdëllitjeve politike dhe çfarë do të thotë, kur Partia Demokratike dhe kryetari i Partisë Demokratike shpalli prioritete kombëtare.

Sot po ju deklaroj se prioriteti kombëtar i qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike do të jetë arsimi dhe në veçanti arsimi i lartë. Dhe kjo do të thotë, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Plot 74 milionë dollarë më shumë, të cilat sot Edi Rama i shpenzon për të rindërtuar zyrat e tij, duke blerë objekte luksi, për të ndryshuar flotën e automjeteve të luksit, ku ulen qeveritarët, për të shkuar me 18 milionë dollarë në vit udhëtimet, hotelet, biletat. Të gjitha këto shpenzime, vjedhje do të marrin fund. 74 milionë dollarë në vit më shumë do të shkojnë për arsimin e lartë.

Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës.

Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës Për rreth 5 mijë studentë buxheti i shtetit do të mundësojë një bursë,”- tha Basha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha ne pogradec lulzim basha planbuxheti i pd-se basha ne pogradec lulzim basha planbuxheti i pd-se

Sondazh

Poll