Aktualitet

Shantazhoi me video 16-vjeçaren që vrau veten, lihet në burg adoleshenti

9 Maj 2019, 09:38 Nga DOSJA
Shantazhoi me video 16-vjeçaren që vrau veten, lihet në burg

VORË- Gjykata ka lënë në burg 16-vjeçarin, i cili u arrestua pasi e mitura Adela Çaçi vrau veten duke gëlltitur pesticide. (Lexo këtu)

Adoleshenti me inicialet D.K., akuzohet se ka shantazhuar Çaçin me video me mesazhe dhe telefonata Adela Cacin, duke i thënë se do t’i publikonte video intime të sajën.

Për shkak të presionit ajo i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me pesticide.

16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, i kërkonte asaj 1 mijë lekë të reja, pasi në të kundërt do të publikonte pamjet.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në Vlorë me dyer të mbyllura, pasi në këtë qytet është njëra nga pesë qendrat e paraburgimit për të miturit. Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adela caci berat veteflijimi i adoleshentes adela caci berat veteflijimi i adoleshentes

Sondazh

Poll