Aktualitet

Këlcyra gdhihet në protestë, muret dhe koshat mbushen me shkrime “Rama ik”

9 Maj 2019, 09:28 Nga DOSJA
Këlcyra gdhihet në protestë, muret dhe koshat mbushen me shkrime

TIRANË- Qyteti i Këlcyrës sot është gdhirë me disa shkrime në mure që kërkojnë largimin e Ramës. Në muret e qytetit dhe në koshat e vendosura nga Bashkia, persona ende të paidentifikuar kanë shkruar “Rama ik” dhe “Bashkia që nuk duam”. 

Kujtojmë që Këlcyra është një bashki që drejtohet nga Partia Socialiste. Ende nuk dihen se kush janë personat që kanë shkruar këto thirrje në mure, por mendohet se mund të jenë simpatizantë të opozitës të cilët kërkojnë largimin e Ramës.

Opozita ndërkohë ka më shumë se 2 muaj që po zhvillon protesta në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe kërkon largimin e Ramës. Protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet të shtunën në Tiranë, ku janë thirrur qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia qe nuk duam proteta ne kelcyre rama ik bashkia qe nuk duam proteta ne kelcyre rama ik

Sondazh

Poll