Aktualitet

U kthyen nga autoritetet rumune, 9 shqiptarë klandestinë në duart e policisë serbe

9 Maj 2019, 11:13 Nga DOSJA
U kthyen nga autoritetet rumune, 9 shqiptarë klandestinë në duart

SHQIPËRI– 9 shqiptarë të cilët janë përzënë nga Rumania nga autoritetet lokale ndodhen në duart e policisë serbe. Shqiptarët, klandesrtinë të moshave nga 23-41-vjeça, janë future në territorin e shtetit rumun dhe janë pikasur nga autoritetet lokale.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët klandestinë u janë dorëzuar policisë serbe, dhe besohet se ata dergjen në burgjet e Serbisë ose në kampet e përqëndrimit.

Romanian Border police” shkruan se më datë 7 maj 2019 policia kufitare rumune e sektorit Caras Severin (Distrikti Oravita) kapi dy shqiptarë (38 dhe 41 vjec), që kishin hyrë klandestinë në Rumani nga Serbia. Pasi dy shqiptarët u identifikuan dhe u provua hyrja ilegale në Rumani, policia rumune ia dorëzoi dy shqiptarët policisë serbe në bazë të një marrëveshje dy palëshe për ripranimin e klandestinëve.

Në të njëtën datë të muajit maj 2019 në sektorin kufitar Lunga policët rumunë kapën një klandestin shqiptar 23 vjecar. Pas identifikimit dhe shpalljes së tij si klandestin ai ju dorëzua policisë serbe, shkruan Argument.

Ndërsa më datë 24 shkurt 2019 po në Distriktin Oravita të kufirit rumuno-serb policia rumune kapi tre klandestinë të tjerë shqiptarë të moshave 24, 25 dhe 31 vjec. Pas procedurave standarte të tre klandestinët shqiptarë iu dorëzuan policisë serbe, vijon më tej media vendase Ziua DeViest.

E njëjta medie shkruan se më datë 22 dhjetor 2018 po në Distriktin Oravita policia rumune kapi 3 klandestinë shqiptarë (të moshave nga 25 deri 29 vjec)dhe një shtetas kosovar (shqiptar etnik). Që të katër policia rumune ia dorëzoi policisë serbe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rumani serbi shqiptare klandestine shqiptaret ne policine serbe rumani serbi shqiptare klandestine shqiptaret ne policine serbe

Sondazh

Poll