Aktualitet

Trafikonin drogë drejt Greqisë, lihen në burg 14 të arrestuarit e grupit kriminal

9 Maj 2019, 09:26 Nga DOSJA
Trafikonin drogë drejt Greqisë, lihen në burg 14 të

TIRANË– Gjykata ka lënë në burg 14 personat e arrestuar gjatë operacionit “Brezi i Gjelbër”, në Sarandë të cilët akuzohen se transportonin drogë drejt Greqisë.

Grupi i trafikut të drogës u goditën më datë 6 maj pas një megaoperacioni që u zhvillua në Sarandë nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Në pranga ranë 14 persona nga Saranda, Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça dhe Gramshi, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupit, Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.

Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

Ata akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të arrestuarit

Petrit Nanaj (Peço)

Mikel Jorgji

Odise Ymeri

Besmir Ymeri

Artan Hoxha

Elton Llanaj

Trimosh Leskaj

Edvin XHibro

Malo Mala

Kejdi Sadushi

Florenc Llanaj

Adrian Xhibro

Armando Zholi

Drin Xhepexhiu

Në kërkim

Spiro Lila

Orgest Hysa

Pashk Syla

Aleks Likaj

Emiliant (Emilian) Lamkollari

Aleks Nanaj (Adil Nano)

Detyrim paraqitje – ndalim dalja jashtë vendit

Jonida Jorxhi

Poliskeni Korro, me pseudonimin Sara

Hetimet për këtë grup kanë nisur që në shtator të vitit 2018 dhe në 10 muaj hetime, në total bashkë me autoritetet greke, janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë.

Gjithsej janë zbuluar 15 raste trafiku drogë, ku si trampolinë përdorej Shqipëria.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet në sarandë florenc llanaj kejdi sadushi megaoperacioni operacioni greko-shqiptar arrestimet në sarandë florenc llanaj kejdi sadushi megaoperacioni operacioni greko-shqiptar

Sondazh

Poll