Aktualitet

FOTO/ Trupi i Zarife Hasanajt niset drejt Shqipërisë, kolegët e misionit i japin lamtumirën e fundit

9 Maj 2019, 09:54 Nga DOSJA
FOTO/ Trupi i Zarife Hasanajt niset drejt Shqipërisë, kolegët e

LETONI– Trupi i nëntetares Zarife Hasanaj është nisur për në Shqipëri. Në bazën “Camp Adazi” në Letoni, pak më parë u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Tre ditë më parë një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Tanushi është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore në Letoni.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll