Aktualitet

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, gratë e familjes e presin me të zeza

9 Maj 2019, 11:11 Nga DOSJA
Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, gratë e

TIRANE– Ka mbërritur në Tiranë, trupi i pajetë i ushtarakes që u vra në Letoni, Zarife Hasanaj.

Gratë e familjes Hasanaj, të rreshtuara krah njëra-tjetrës e kanë pritur Hasanajn me lot e të veshura me të zeza.

Ajo është transportuar në Shqipëri me një avion ushtarak kanadez. Në ceremoninë  e pritjes, të pranishëm zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Bashkë më ta, edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Tre ditë më parë një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Tanushi është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore në Letoni.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll