Aktualitet

Xhaçka ngushëllon familjen e ushtarakes së vrarë: Zarife Hasanaj, shpallet ‘Dëshmore e Atdheut’

9 Maj 2019, 09:47 Nga DOSJA
Xhaçka ngushëllon familjen e ushtarakes së vrarë: Zarife

TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar familjen e nëntetares, Zarife Hasanaj, pas kthimit nga Letonia.

Ministrja Xhaçka ka ngushëlluar familjarët dhe i ka njoftuar se Zarife Hasanaj do të shpallet “Dëshmore e Atdheut”.

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do të keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë ne. Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmor i Atdheut”.-ka thënë Xhaçka.

Tre ditë më parë një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Tanushi është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore në Letoni.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj deshmore e atdheut humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj deshmore e atdheut

Sondazh

Poll