Aktualitet

Protestë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët: S’e harrojmë masakrën e Kumanovës

9 Maj 2019, 09:42 Nga DOSJA
Protestë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut,

Tiranë– Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë për ngjarjen e Kumanovës  që ndodhi në 9 maj të 2015. Ata shprehen se kërkojnë drejtësi dhe nuk e harrojnë masakrën e Kumanovës.

“Prandaj kjo është arsyeja që jemi ne sot këtu. Nuk harrojmë ngjarjen e Kumanovës. Duhet drejtësi”, u shprehën protestuesit.

Çfarë ndodhi më 9 maj të 2015 në Kumanovë?

Më 9 maj të 2015 në Kumanovë humbën jetën 18 persona, 10 shqiptarë dhe 8 policë. Në lagjen e “Trimave” pati 17 orë përplasje me armë me policisë dhe një grupi të armatosur. Aty mbetën të vrarë 5 ushtarë të UCK-së.

Pas kësaj ngjarje të rëndë Gjykata Themelore e Shkupit dënoi me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masakra në kumanovë qytetaret ne proteste masakra në kumanovë qytetaret ne proteste

Sondazh

Poll