Sport

Ermal Meta “fal” Sanremon vetëm që kjo skuadër të shpallet kampion, këngëtari shqiptar zbulon skuadrën që bën tifoz

5 Mars 2021, 21:51 Nga DOSJA
Ermal Meta “fal” Sanremon vetëm që kjo skuadër

ITALI-Ermal Meta, këngëtari i cili tashmë po bën karrierë në Itali do të jetë ndër protagonistët e mëdhenj të edicionit 2021 të Sanremos.Meta do të kthehet në Festival pas fitores së tij tre vite më parë, ndërsa këngëtari shqiptar foli sot për radion “Kiss Kiss” duke treguar se për kë skuadër bën tifo në Itali.

“Unë jam një tifoz i Napolit. Më zemëron shumë kur shoh ekipin kaq poshtë në renditje. Unë do ta këshilloja De Laurentiis të mbante Gattuson por edhe të forconte pak ekipin, sidomos në mesfushë. Të shohësh Ibran në Napoli do të ishte e lezetshme. Por ne kemi nevojë për një mesfushë më të fortë, Lavezzi dhe Cavani më kanë emocionuar gjithmonë.

Të luash në një stadium pa tifozë është më e vështirë se të këndosh pa audiencë. E përshëndes De Laurentiis i cili është padyshim presidenti im, unë do t’i thosha se “TI MUND TË JAPËSH MË SHUMË”. Midis fitores në Festival dhe kampionatit me Napoli do të zgjidhja këtë të fundit. Do të ishte e mrekullueshme”- Përfundon Meta

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ermal meta napoli ermal meta napoli

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2021, 15:04

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...