Sport

Barcelona, më shumë se spektator në derbin e Madridit/ Trajneri Koeman: Do të ishte e rëndësishme që kryesuesi të…

5 Mars 2021, 20:20 Nga DOSJA
Barcelona, më shumë se spektator në derbin e Madridit/ Trajneri

SPANJË-La Liga ka hyrë në fazën më të bukur të saj. Kampionati spanjoll tani është bërë më i gjallë se kurrë dhe bukurinë ia ka shtuar Atletico Madrid që këto javë ka bërë disa hapa fals e Real Madrid së bashku me Barcelonën janë aty për të bërë keq në çdo moment. Siç raportohet nga Mundo Deportivo, Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës është me një sy në derbin e Madridit që do të luhet ditën e dielë.

“Së pari është ndeshja jonë. Ne duhet të fitojmë ndaj Osasunas, ka thënë Koeman gjatë konferencës për shtyp. “Është gjithmonë rezultat më i mirë kur ekipi në krye lëshon pikë. Nuk duhet të harrojmë se së pari duhet të fitojmë. Dhe atëherë gjëja më e rëndësishme do të ishte nëse Real Madrid ndal Atletico-n.” Deklaroi Koeman.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona koeman barcelona koeman

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2021, 15:04

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...