Sport

Sulmuesi kuqezi Cikalleshi: “Performancat individuale janë në shërbim të Kombëtares, do të jenë luksi i trajnerit Reja

5 Mars 2021, 19:10 Nga DOSJA
Sulmuesi kuqezi Cikalleshi: “Performancat individuale janë në

TIRANE – Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin turk dhe në prag të fillimit të eliminatoreve të Botërorit, të cilat për Shqipërinë startojnë me transfertën e Andorrës. Në një intervistë për “Top Channel”, sulmuesi kuqezi analizon dy ndeshjet e para të Kombëtares…

“Duhet të kemi parasysh se ne gjithmonë problemin e kemi me skuadrat që janë nën nivelin tonë, prandaj Andorra është ajo ndeshje që ne duhet ta fitojmë patjetër dhe presioni në këtë takim është i gjithi tek ne, ndërsa në ndeshjen me Anglinë, nuk do të jetë presioni 100% tek ne, edhe ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”.

Në këtë periudhë, një formë shumë të mirë veç tij po kalojnë edhe sulmuesit e tjerë, si Rei Manaj apo Armando Broja.

“E rëndësishme është, që performancat tona individuale të jenë në shërbim të Kombëtares, kështu që mendoj se do të jetë luksi i trajnerit të zgjedhi për sulmin. Ne nuk e kemi patur asnjëherë problem, që po luan ky apo po luan ai. Nëse do të luajë dikush tjetër në majë të sulmit, do të jem unë i pari ai që do ta mbështes dhe e njëjta gjë do të ndodhi nëse do të luaj unë apo Manaj, Broja, apo dikush tjetër.

Ndërkohë çfarë ndodh me Koniasporin, skuadrën e tij, e cila javën e shkuar me golin e Cikalleshit, nuk mori dot pikët e plota.

“Kemi në fundjavë ndeshjen me Fenerbahçen që është në krye të tabelës, ndërkohë ekipi im është në mesin e tabelës, por kampionati këtu me dy humbje të çon në zonën e ftohtë dhe me dy fitore mund të kapësh Europën”.

Po cili është synimi i Cikalleshit për këtë sezon të tijin, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje nga fundi i kampionatit?

“Unë kam shënuar 4 gola deri më tani dhe synoj që të arrij një shifër dyshifrore golash, rreth 10 gola e më sipër, nëse arrij atje do ta konsideroja këtë si sezon tim shumë të mirë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andorra anglia armando broja kombetarja kuqezi rei manaj sulmuesi sokol cikalleshi andorra anglia armando broja kombetarja kuqezi rei manaj sulmuesi sokol cikalleshi

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2021, 15:04

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...