Sport

Inzagi: “Eshtë vendimtare me Juven, do të na duhet ndeshje perfekte”

5 Mars 2021, 17:14 Nga DOSJA
Inzagi: “Eshtë vendimtare me Juven, do të na duhet ndeshje

ITALI – “Ndeshja e nesërme vjen në kohën e duhur, të dy ekipet kanë mangësi. Eshtë një ndeshje vendimtare për renditjen dhe vjen pas humbjes në Bolonja. Për të vazhduar me Juventusin, do të na nevojitet një ndeshje perfekte.”

Kështu u shpreh Simone Inzagi në një konferencë, në prag të ndeshjes Juventus-Lacio. Dhe për formacionin: “Mungesat e Radut, Luiz Felipes dhe Lazarit janë mangësi objektive. Provuam diçka në stërvitje. Nesër do të vendos me qetësi”.

“Nuk ka asnjë problem me rinovimin. Me presidentin jemi në sintoni. Dhe për çështjen e lidhur me ndeshjen e pazhvilluar kundër Torinos: Klubet i kanë shprehur tashmë mendimin e tyre. Ne të gjithë do të duhet të sqarohemi dhe shpresoj se kjo do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Dhënia e fitores në tryezë nuk është e lehtë. Sipas mendimit tim, sfida do të jetë me momente dhe vendimtare në episode, që ne duhet t’i kthejmë në anën tonë. Juve luan një futboll të shkëlqyeshëm dhe është e trajnuar mirë. Në Torino ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte, shumë e vështirë, por edhe në vitet e tjera, ne kemi treguar që gjithmonë e kemi luajtur në mënyrën e duhur.

Çfarë nuk dua të shoh nga ndeshja kundër Bolonjës? Që një episod të mos kushtëzojë fatin e ndeshjes. Ne gjithmonë duhet të qëndrojmë në lojë, pavarësisht nga episodet,”- ka deklaruar ndërmjet të tjerash, në konferencën për shtyp, trajneri lacial Inzagi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus-lacio ndeshja kunder bolonjes simone inzagi juventus-lacio ndeshja kunder bolonjes simone inzagi

Sondazh

Poll