Sport

Tjetër tension te Napoli, Gattuso përjashton nga stërvitja mbrojtësin: Sjellja e tij nuk i ka pëlqyer trajnerit

5 Mars 2021, 15:54 Nga DOSJA
Tjetër tension te Napoli, Gattuso përjashton nga stërvitja

ITALI-Pas shpërthimit të fortë të Lorenzo Insigne në fund të ndeshjes ndaj Sassuolos, një tjetër rast ka shpërthyer te Napoli. Gattuso ka përjashtuar nga stërvitja Mario Ruin. Një shenjë e qartë e tensionit që mbretëron në dhomat e zhveshjes disa ditë para sfidës kundër Bolonjës.

Sjellja e këtij të fundit në stërvitje, nuk i ka pëlqyer trajnerit, që ka reaguar dhe e ka larguar nga fusha para kohe. Ky është ndëshkimi i dytë që trajneri Gennaro Gattuso jep për futbollistin portugez brenda një kohe të shkurtër, pasi edhe nëntorin e kaluar, sërish para ndeshjes me Bolognën, përjashtoi nga stërvitja si Mario Ruin, ashtu edhe Ghoulam.

Nuk dihet ende nëse trajneri do të grumbullojë mbrojtësin portugez për ndeshjen ndaj Bolognës, megjithatë situata në kampin napolitan duket mjaft e rënduar dhe i takon Gattusos të rikthejë menjëherë qetësinë, pasi “treni që të çon në zonën Champions, nuk pret më”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gattuso mario rui napoli gattuso mario rui napoli

Sondazh

Poll