Sport

VIDEO/ Borussia Dortmund luan “kartën” Alicia Schmidt për të bindur Sanchon dhe Haaland të qëndrojnë, do stërviten ng

5 Mars 2021, 16:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Borussia Dortmund luan “kartën” Alicia Schmidt për

GJERMANI-Tifozët e Borussia Dormund kanë bërë shaka në rrjetet sociale duke u shprehur se Jadon Sancho dhe Erling Haaland do të qëndrojnë në Gjermani, sepse klubi ka punësuar një atlete seksi për t’i stërvitur futbollsitët. Alica Schmidt është një atlete 22-vjeçare e specializuar në vrapimin në distancë dhe gjithashtu po bën një bujë në botën e modës. Biondja bukuroshe është quajtur “Atletja më seksi në botë” nga revista australiane ‘Busted Coverage’ dhe ka nisur të japë sesione trajnimi për yjet e Dortmund në kompleksin e tyre stërvitor.

 

 

A post shared by ᗩlica Ѕchmidt (@alicasmd)

Schmidt, është filmuar në kompleksin stërvitor të skuadrës. Videoja u postua në rrjetet sociale dhe reagimi ishte i menjëhershëm.Shumë tifozë të Dortmundit ishin të shpejtë për të bërë shaka në Instagram se klubi po bënte çmos për të mbajtur çiftin Sancho dhe Haaland.

“Vë bast që Sancho nuk do të largohet”, “Kjo është arsyeja pse lojtarët qëndrojnë në Dortmund”, “Kjo është strategjia më e mirë e çdo klubi për të mbajtur lojtarët e saj më të mirë” ose “Kjo është arsyeja pse Haaland nuk dëshiron të largohet ”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alicia schmidt borussia dortmund haaland alicia schmidt borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll