Sport

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

5 Mars 2021, 15:04 Nga DOSJA
Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plota ndaj Drenicës me rezultat 2-1. Golat për Ballkanin u realizuan nga Arbër Hoxha dhe Bajram Jashanica, teksa për “kuqezinjtë” realizoi Dardan Rogova.

Edhe Trepça ’89 është rikthyer te fitorja në elitë, e cila e ka mposhtur 1-2 Besën në stadiumin me bar sintetik në Brestovik të Pejës. Rrahmani dhe Jashari ia siguruan pikët “Minatorëve”, kurse golin e vetëm për pejanët e shënoi Halili.

Me këtë fitore të sotme, Ballkani u rikthye në vendin e parë në tabelë me 48 pikë, pas fitores ndaj Drenicës, të paktën deri të dielën kur Drita zhvillon ndeshjen ndaj Feronikelit. Drenica mbetet e parafundit në tabelë me 24 pikë. Trepça ’89 është e pesta në tabelë me 31 pikë, kurse Besa vazhdon të mbetet e fundit me vetëm 7 pikë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll