Sport

Specia: Dy raste me Covid-19, ku një prej tyre është portieri Provedel

5 Mars 2021, 17:41 Nga DOSJA
Specia: Dy raste me Covid-19, ku një prej tyre është portieri

ITALI – Janë identifikuar dy raste pozitivë me Covid-19 në radhët e skuadrës së Specias. Në një deklaratë, klubi shpjegon se është “një bashkëpunëtor i ekipit të parë dhe portieri Ivan Provedel, të cilët kanë rezultuar pozitivë pas testit me tampon të kryer dje dhe që aktualisht janë në izolim.

Siç parashikohet nga protokolli në fuqi, ata do të ndjekin masat anti Covid -19 në funksion të ndeshjes nesër pasdite kundër Beneventos”,- lexohet në njoftimin e klubit të Specias.

Kështu, në orët e ardhshme do të bëhen testet e rinj, siç kërkohet nga protokolli, për të marrë rezultatet, të paktën katër orë para fillimit të ndeshjes me lojtarët e planifikuar për t’u aktivizur nesër, në ndeshjen Specia-Benevento, që do të nisë në orën 15:00 në stadiumin “Alberto Picco”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anti-covid-19 benevento portieri ivan provedel specia anti-covid-19 benevento portieri ivan provedel specia

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2021, 15:04

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...