Sport

Aguero, muajt e fundit te Mançester Siti, pritet lamtumira e mundshme

5 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
Aguero, muajt e fundit te Mançester Siti, pritet lamtumira e mundshme

ANGLI – E ardhmja e Serxhio Agueros te Mançester Siti është gjithnjë e më larg. Mbajtësi rekordit në historinë e klubit në të gjitha garat dhe i huaji më pjellor në historinë e Premier League, mund ta përfundojë përvojën e tij me “Qytetarët” pas 10 vitesh.

Kontrata e tij përfundon më 30 qershor, ndërkohë që fusha këtë vit, shumë pak e ka parë argjentinasin: 11 ndeshje dhe 2 gola, në të gjitha garat. Skuadra e Guardiolës ka treguar se mund të eci, në të vërtetë, të vrapojë edhe pa të, çka 21 fitoret radhazi po e dëshmojnë këtë.

Gjithsesi, do të jetë sulmuesi argjentinas ai që do të marrë vendimin e tij, nëse do të rinovojë apo jo. Në çfarë kushtesh dhe me çfarë statusi? Juventusi dhe Interi, por edhe me Barcelonën dhe Paris SG, kanë treguar përherë interes për Agueron, i cili ka debutuar me Independiente, një ekip ku ai gjithmonë ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij, pasi aventura e tij me Sitin të ketë mbaruar. A do ta mbajë fjalën?

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport serxhio aguero sulmuesi argjentinas sulmuesi i mancester sitit serxhio aguero sulmuesi argjentinas sulmuesi i mancester sitit

Sondazh

Poll