Sport

Juventus ka nevojë për të kufizuar kostot, paga e lartë komplikon të ardhmen e Ronaldos, mendohet për Icardin

5 Mars 2021, 15:25 Nga DOSJA
Juventus ka nevojë për të kufizuar kostot, paga e lartë

TORINO-Në një situatë të tillë si ajo e lidhur me pasojat e pandemisë, edhe klubi më i shëndoshë ekonomikisht në futbollin italian është i detyruar të shesë. Paga vjetore neto e Cristiano Ronaldos prej 31 milion është një kosto e lartë për Juventusin. Për momentin, është e komplikuar të mendosh për një vit tjetër të Cr7 në Torino dhe zëvendësuesi i portugezit është identifikuar,emri i tij është Mauro Icardi.

Ronaldo mund të transferohet në Paris. Thashethemet për interesimin e PSG kanë vazhduar për mjaft kohë, edhe pse emirët e devijuan politikën e tyre te Leo Messi sapo mësuan për gatishmërinë e tij për të lënë Barcelonën. Sidoqoftë, Cr7 gjithmonë ka gati kampionatin amerikan, me Inter Miami të Beckham i cili tashmë e ka bërë të ditur se dëshiron një emër të fortë si ai i portugezit për të përhapur markën e tij në të gjithë botën. Tratativa Juve-PSG për Icardin do të vazhdojnë pavarësisht destinacionit të Ronaldos.

Icardi i kushtoi PSG 50 milion plus 8 bonuse. Zgjidhja për ta sjellë atë në Torino mund të jetë ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje për një shifër prej rreth 50 milionë eurosh, të ndarë në këste në disa vite.Sa i përket reduktimit të shpenzimeve, edhe dy mesfushorët Rabiot e Ramsey, të cilët erdhën me parametra zero në Torino, janë në listën e atyre që duhen sakrifikuar këtë verë, pasi kanë paga mjaft të larta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport icardi juventus ronaldo icardi juventus ronaldo

Sondazh

Poll