Sport

Dibala, dje në Insbruk për një konsultë, ja edhe hipotezat për kthimin

5 Mars 2021, 11:43 Nga DOSJA

AUSTRI – Përditësimet më të fundit mbi gjendjen e Paulo Dibalës, do të mësohen pasdite në konferencën për shtyp të Andrea Pirlos. Sipas “Corriere dello Sport”, argjentinasi dje fluturoi drejt Insbrukut, për një konsultë me Prof. Fink, në lidhje me gjendjen dhe terapitë e nevojshme të gjurit të majtë.

Dhe në këtë kuptim, një dritë jeshile duket në fund të tunelit, pasi dhimbja është qetësuar dhe terapitë duket se funksionojnë. Synimi i Dibalës, por edhe Juves, është që ai të ishte i gatshëm për sfidën ndaj Portos, opsion mëse i arritshëm.

Veç me argjentinasin do të përdoret kujdes i madh, prandaj për këtë arsye, një kthim i tij në grup ndaj Kaljarit (14 mars) ose rikuperimi me Napolin (17 mars), është më i mundshëm.

Pavarësisht nga data e kthimit, shpjegon gazeta, tashmë është e sigurt, që Dibala do të mungojë në ndeshjet e Argjentinës, për botërorin Katar 2022 në fund të marsit. Kjo mungesë, do ta ndihmojë Paulon për të fituar formën e tij më të mirë sportive.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport paolo dibala paolo dybala sulmuesi argjentinas sulmuesi i juves paolo dibala paolo dybala sulmuesi argjentinas sulmuesi i juves

Sondazh

Poll