Sport

Salah drejt largimit, Klop shpjegon arsyet e zëvendësimit

5 Mars 2021, 11:49 Nga DOSJA
Salah drejt largimit, Klop shpjegon arsyet e zëvendësimit

ANGLI – Mohamed Salah mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit në Liverpul. Ai nuk po kalon një formë të mirë dhe mbrëmë, në humbjen e “Reds”-ave 0-1 në shtëpi nga Çelsi, Salah u zëvendësua në minutën e 61-të.

Mohamed Salah nuk u pajtua me këtë zëvendësim. Menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe agjenti i futbollistit, Rami Abas Isa, i cili përmes ‘Twitter’, ka vendosur vetëm një pikë (.), një postim që mund të ketë shumë domethënie, sa i përket të ardhmes së egjiptianit.

Por, Klop mendon se ishte e nevojshme largimi i tij nga loja. “Kishim nevojë për këmbë të freskëta në ato momente, pasi të tre sulmuesit titullarë kanë luajtur shumë këtë sezon. Mund të zëvendësoja këdo nga sulmuesit, por në atë moment vendosa për Salah”,– u shpreh Klop.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll