Sport

Fantazisti Ozil dëmtohet, pas 7 ndeshjesh i jep lamtumirën Fenerbahçes

5 Mars 2021, 10:14 Nga DOSJA

TURQI – Kampioni i botës me “pancerat”, gjermano-turku Mesut Ozil është i pa fat. Ish-mesfushori i “topçinjve” të Londrës, që në janar u bashkua me Fenerbahçen, pas 7 ndeshjesh me skuadrën turke, me gjasa e ka mbyllur sezonin.

Ozil, në ndeshjen e djeshme të javës së 27-të ndaj Antaliaspor (1-1), në minutën e 67-të, ka lënë fushën i dëmtuar. Pas ekzaminimeve, sot mësohet se dëmtimi ka qenë i rëndë dhe ka nevojë për një kohë të gjatë për t’u rikuperuar, në mos edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

“Jam më të vërtetë i mërzitur dhe i trishtuar që nuk do të jem në gjendje të ndihmoj ekipin tim në ndeshjet në vazhdim, për shkak të një çarje të pjesëshme të ligamentit anësor të mbrëndshëm dhe të jashtëm.

Mund të kishte qenë edhe më keq, por do të përpiqem dhe do bëj gjithçka që të kthehem në fushë sa më shpejt. Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen”,- shkruan Mesut Ozil në llogarinë e tij në Twitter.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fantazisti gjermano-turk ish-mesfushori i arsenalit mesfushori i fenerbahces mesut ozil fantazisti gjermano-turk ish-mesfushori i arsenalit mesfushori i fenerbahces mesut ozil

Sondazh

Poll