Sport

Telashet nuk kanë fund për Pirlon, ylli i mesfushës rezulton i infektuar me COVID-19, humbet sfidën me Lazion e Porton

4 Mars 2021, 22:01 Nga DOSJA
Telashet nuk kanë fund për Pirlon, ylli i mesfushës rezulton i

TORINO-Juventus njofton se, gjatë testeve anti-Covid, Rodrigo Bentancur ka rezulutar pozitiv me Covid 19. Lojtari është i izoluar dhe nuk ka simptoma. Klubi vazhdon kontaktet me autoritetet shëndetësore për të zbatuar protokollet që lejojnë stërvitjen dhe grumbullimin e skuadrës.

Bentancur është titullar i padiskutueshëm i mesfushës së bardhezinjve, pasi është i vetmi futbollist me cilësitë e duhura për të luajtur para mbrojtjes, ndaj ndalesa e tij është një humbje mjaft e madhe për trajnerin Pirlo.

Përveç Bentancur, te Juventus vijojnë të jenë të dëmtuar emra si Cuadrado, Chiellini, Bonucci e Arthur, ndërsa Dybala po punon për të qenë gati për ndeshjen ndaj Portos mesjavën e ardhshme në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bentancur juventus bentancur juventus

Sondazh

Poll