Sport

VIDEO/ “Vllazni, Vllazni, je dashnia jonë”, Sidrit Bejleri këndon himnin e ri shkodran

4 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA
VIDEO/ “Vllazni, Vllazni, je dashnia jonë”, Sidrit Bejleri

SHKODER – Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, një tifoz ndër vite i ekipit shkodran, i frymëzuar dhe nga situata e mirë që po kalonte skuadra kuqeblu këtë kampionat, i ka kushtuar një këngë skuadrës së tij të zemrës, Vllaznisë.

Produksioni muzikor i kësaj kënge ka patur përkujdesjen e kompozitorit shkodran të mirënjohur Shpëtim Saraçi. Me regji të klipit nga Eduart Grishaj dhe me mbështetjen e sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, vjen kjo këngë e veçantë, në kufinjtë e një himni.

“Tifozi” Bejleri, pavarësisht nga ecuria e skuadrës shkodrane, u bën thirrje tifozëve ta mbështesin ekipin, që po synon të bëjë realitet ëndrrën e tifozerisë shkodrane, sepse “Vllaznia asht dashni pa kushte”, këndon Sidrit Bejleri.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kenga e re per vllaznine shpetim saraçi sidrit bejleri sponsori alban xhaferi vllaznia kenga e re per vllaznine shpetim saraçi sidrit bejleri sponsori alban xhaferi vllaznia

Sondazh

Poll