Sport

Tregimi i trishtuar i brazilianit Kabral, nga vdekja te debutimi si titullar…

4 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA
Tregimi i trishtuar i brazilianit Kabral, nga vdekja te debutimi si

BRAZIL – 8 shkurti 2019, në Brazil, ishte një ditë lotësh dhe dëshpërimi, zemërimi dhe dhimbjeje. Dhjetë adoleshentë, nga ekipet e të rinjve të Flamengo, vdiqën në një zjarr në qendrën e trajnimit “George Helal”. Jo të gjithë vdiqën, dikush ishte me fat. Midis tyre ishte edhe Daniel Kabral, atëherë 16 vjeç. Mesfushori ishte thirrur me ekipin kombëtar brazilian për botërorin U-17 dhe për këtë arsye ai ishte në Rio, në prag të tragjedisë.

Debutimi si titullar – Dy ditë më parë Kabral realizoi ëndrrën e tij: ai bëri debutimin e tij si titullar në kampionatin e Rios me Flamengon, e cila fitoi 1-0 ndaj Nova Iguaçu. Në shpatulla mbante fanellën me numrin 8, e cila rastësisht është edhe dita e tragjedisë. Performanca ndaj Nova Iguaçu, u vlerësua si e mjaftueshme për mesfushorin e ri, duke e mbushur me shpresë lojtarin dhe Flamengon. Ai u zëvendësua në minutën e katërt të pjesës së dytë nga Maks, ai që do t’i jepte fitoren 1-0 Flamengos në minutën e 90’+3.

Endërra – Plot me gëzim, Kabral festoi debutimin e tij në Instagram: “Një ëndërr!!! Lojë intensive, ne luftuam për këtë fitore. Ne do të vazhdojmë së bashku deri në fund. Faleminderit Nazione (quhen mbështetësit e Flamengos në Brazil). Lavdi Zotit për gjithçka”.

100 milionë – Kampion bote U-17 me Brazilin në 2019, Kabral është blinduar nga Flamengo. Tetorin e kaluar, mesfushori rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2025. Një klauzolë prej 100 milionë euro është përfshirë në kontratën e re. Flamengo planifikon ta shesë atë në Europë, duke fituar mirë siç ndodhi me madrilenin Vinicius Junior. Duke ardhur nga Baixada, një rajon i varfër në periferi të shtetit të Rio de Zhaneiros, Kabral ishte zbuluar në futsal, për të kaluar më pas me ekipet e të rinjve të Flamengos.

Shoku i zhdukur – Nga djemtë që humbën jetën në zjarrin e vitit 2019, mbetet gjithmonë në kujtesën e Kabral: mesfushori Rykelmo. Në një intervistë, Daniel e kujtoi atë me nostalgji: “Flinim në të njëjtën krevat marinari, ai sipër dhe unë poshtë. Ashtu si unë, edhe ai jetonte larg qendrës së trajnimit, ne shkonim në plazh, ishim gjithmonë bashkë. Ishte e tmerrshme. Unë vrapoj edhe për të, për familjen e tij dhe për ëndrrat e të gjithë atyre që janë larguar, dhe nuk do të jenë në gjendje të vrapojnë pas ëndrrave të tyre”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daniel kabral f;amengo per te interesohet real madridi daniel kabral f;amengo per te interesohet real madridi

Sondazh

Poll