Sport

I ka mbetur edhe 1 vit e gjysmë kontratë me PSG, Real Madrid po përgatit ofertën marramendëse për Kylian Mbappe

4 Mars 2021, 16:44 Nga DOSJA
I ka mbetur edhe 1 vit e gjysmë kontratë me PSG, Real Madrid po

SPANJË-Real Madrid e ka seriozisht për Kylian Mbappe. Futbollisti francez ka edhe 1 vit e gjysmë kontratë me PSG dhe nëse klubi francez nuk e bind lojtarin për të firmosur kontratën e re,atëherë shitja është thjesht një formalitet. Klube të mëdha evropiane janë gati ta bëjnë të tyre yllin francez, ku Liverpool dhe Real Madrid janë seriozisht në garë. Sipas “El Confidencial”, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë deri në 150 milionë euro për Mbappen këtë verë.

Sidoqoftë, financimi i çdo marrëveshje do të varet nga Real Madrid për të gjetur një klub të gatshëm të paguajë 100% të pagës së Gareth Bale. Uellsiani aktualisht është i huazuar te Tottenham, ku paga e tij është ndarë ndërmet dy klubeve, por Spurs nuk është interesuar të paguajnë aq shumë për të. Mënyra vetme që Real mund të gjejë hapësirë ​​për të përmbushur kërkesat e Mbappes prej 30 milionë euro në vit do të jetë largimi i Bale.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kylian mbappe real madrid kylian mbappe real madrid

Sondazh

Poll