Sport

VIDEO / Në Burrel nuk duan t’ia dinë për protokollin anti-Covid-19. Tifozët mbushin stadiumin për të parë ndeshjen e fu

4 Mars 2021, 16:22 Nga DOSJA
VIDEO / Në Burrel nuk duan t’ia dinë për protokollin

BURREL – Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje për javën e 12-të të kampionatit të Kategorisë së Parë. Në stadiumin “Liri Ballaban” të Burrelit, skuadra vendase ka pritur Besëlidhjen e Lezhës, e cila ka përfunduar 1-0 për matjanet, të cilët me 28 pikët e grumbulluara ngjiten në krye të grupit A, me dy pikë më tepër sesa Dinamo.

Përtej rezultatit sportiv, ajo që bën përshtypje është fakti, se ky takim është shoqëruar me një pjesëmarrje të madhe të tifozëve, duke thyer protokollin anti-Covid të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas një video të Fax Web.

Në kulmin e përhapjes së pandemisë në vend, ku numri i vdekjeve dhe rasteve të reja vijon të mbetet në shifra alarmante, autoritetet shtetërore lejojnë tejmbushjen e stadiumit të Burrelit jashtë çdo logjike normale.


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beselidhja burreli kategoria e pare beselidhja burreli kategoria e pare

Sondazh

Poll