Sport

Sabatini: “Bolonja, ‘e inatosur’ me Napolin. Gatuzo? Kam afeksion për të”

4 Mars 2021, 17:27 Nga DOSJA
Sabatini: “Bolonja, ‘e inatosur’ me Napolin. Gatuzo? Kam

ITALI – Përplasje mes miqsh të dielën në stadiumin “Armando Maradona” midis Napolit dhe Bolonjës. Nga njëra anë, drejtori teknik i kuqebluve bolonjezë Valter Sabatini, nga ana tjetër Xhenaro Gatuzo, trajner i Napolit.

Të kaltrit po kërkojnë vazhdimësi për të fituar një vend në Champions League, ndërkohë që Bolonja do të përpiqet të harrojë humbjen e Kaljarit. Tri ditë para ndeshjes, menaxheri i klubit emilian, njeriu i cili në moshën 17-vjeçare e çoi Gatuzon te Peruxhia, ka folur për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss”.

“Bolonja do të mbërrijë ‘e inatosur’ në Napoli për humbjen kundër Kaljarit, – tha ai. – Eshtë e vetëkuptueshme që kam shumë frikë nga ekipi napolitan, i cili për mua ka për detyrë të arrijë vendin e katërt në renditje.

Gatuzo? Unë e çova atë në Peruxhia në moshën 17-vjeçare dhe kam një dashuri të veçantë për të. Ai është i sinqertë dhe spontan, nuk ka nevojë për tutor. Duhet thënë se ai ka fatin e të keq me kaq shumë mungesa, por ai di të bëjë punën e tij dhe gjithmonë kujton përgjegjësitë e tij kur gjërat nuk shkojnë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bolonja napoli stadiumi armando maradona valter sabatini xhenaro gatuzo bolonja napoli stadiumi armando maradona valter sabatini xhenaro gatuzo

Sondazh

Poll