Sport

VIDEO/ Inter vuan ndaj Parmës, por dopieta e Sanchez çon zikaltërit +6 nga Milani

4 Mars 2021, 21:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter vuan ndaj Parmës, por dopieta e Sanchez çon

ITALI- Parma-Inter ishte ndeshja e fundit e javës së 25-të të Serie A. Ndonëse jo me një lojë  makinoze e me ide zikaltërit fitojnë 2-1.Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0 ku Inter nuk pati shumë mundësi për të shënuar në portën e Sepe-s. Pjesa e dytë nisi vrullshëm për të besuarit e Contes, që pas disa aksionesh të rrezikshme, zhbllokuan rezultatin me anë të Alexis Sanchez në minutën e 54-të.

Vetëm 8 minuta më vonë ishte sërish sulmuesi kilen që shënoi edhe golin e dytë për Interin, sërish i shërbyer nga Romelu Lukaku, që bëri gjithçka mirë në gjysmëfushën kundërshtare, para se të jepte pasimin vendimtar. Në minutën e 71-të Parma ia del të rihapë ndeshjen, teksa pas një aksioni pa shumë pretendime, Hernani u harrua në shtyllën e dytë dhe gjuajti, duke mposhtur Handanoviç.

Vërshëllima finale e arbitrit Pasqua la në fuqi suksesin 1-2 të zikaltërve, që regjistruan kështu fitoren e 6 radhazi në kampionat dhe nisën shkëputjen në krye të renditjes, pasi e shohin veten +6 pikë nga Milani i vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter parma sanchez inter parma sanchez

Sondazh

Poll