Sport

“Në Itali isha shumë e dobët. Martesa me Shnajder ishte… “

4 Mars 2021, 16:39 Nga DOSJA

HOLANDE “Jam e kënaqur si jam tani, por unë nuk kam pasur gjithmonë një trup muskulor. Eshtë një lloj projekti artistik, ku ju jeni artisti. Që kur fillova ta bëj në TV në moshën 16 vjeç, pesha ime ka ndryshuar. Gjatë kohës që unë po injektoja dhe po merrja ilaçe për të mbetur shtatzënë, isha pak më e shëndoshë. Kur isha në Itali dhe gjërat nuk shkonin mirë me privatësi, unë isha shumë e dobët. Isha e ndjeshme ndaj mendimit të të tjerëve, gjë që më bëri të injoroj pyetjen, se çfarë është e bukur dhe çfarë rrezaton në të vërtetë. Tani, që jam tridhjetë e pesë, e di. Ishte një “udhëtim” dhe nën vështrimin e publikut. Unë i jam mirënjohëse trupit tim, sepse ai kurrë nuk më ka lëshuar. Jam akoma këtu dhe më e fortë se kurrë. Kjo në të vërtetë, jo vetëm sepse jam e kënaqur me atë që shoh në pasqyrë, por sepse ndiej shumë më shumë dashuri për veten time, për shpirtin tim”.  Kështu është shprehur modelja Jolanthe Kabau në lidhje me trupin e saj, por në të njëjtën kohë edhe atë të të gjitha grave, të lodhura nga gjykimi i të tjerëve.

Dashuria për Ueslin dhe përfundimi i martesës…

Kohët e fundit Jolanthe nisi një platformë të vetën, “Cabau Lifestyle”. Ajo gjithashtu ka folur për të kaluarën e saj dhe temën e dashurisë. Gjithmonë në një mënyrë shumë diskrete në lidhje me ndarjen e saj nga Uesli Shnajder: “Unë mendoj se të gjithë ata që ndahen duhet të përpiqen të vazhdojnë të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, në një mënyrë të dashur, veçanërisht në interesin e fëmijëve. Përkundër gjithçkaje që ka ndodhur, nuk doja të ndahesha me sherre. Jo për ne, por as për të vegjlit. Ka një kohë për gjithçka, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në të ardhmen”.

Edhe pse Ues ka ndarë disa detaje të divorcit të tyre në një libër, Jolanthe nuk shqetësohet: “Unë jam një libër i hapur për shumë gjëra, por jam shumë mbrojtëse në atë zonë. Nuk më pëlqen të ndaj gjëra me botën, që mund të dëmtojnë tjetrin. Çfarë mund të fitoj nga ajo? Asgjë fare. Për fat të mirë, unë mund të shikoj prapa në një martesë, kohën kur ne ishim miqtë të mirë, pavarësisht gjithçkaje. Ishte e vërtetë. Do ta vlerësoj për gjithë jetën time”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-lojtari i interit uesli shnajder ish-lojtari i interit uesli shnajder

Sondazh

Poll