Sport

Ançeloti: “Pirlo dhe Gatuzo mund t’i kapërcejnë të gjitha problemet. Skudeto? Shpresoj ta fitojë Milani, por … ”

4 Mars 2021, 17:05 Nga DOSJA
Ançeloti: “Pirlo dhe Gatuzo mund t’i kapërcejnë

ITALI – “Unë ndjek të gjithë lojtarët që kam pasur në karrierën time. Sigurisht, ata nuk mund të kenë të njëjtën përvojë që unë kam, por është një pikë në favor të tyre, ata janë të rinj. Bota e futbollit mbart shumë kritika, është e pashmangshme, por ata e dinë më mirë se unë dhe për të dhënë një shembull, Pirlo dhe Gatuzo i kanë të gjitha mundësitë për të zgjidhur problemet e tyre”.

Kështu është shprehur ish-trajneri i Napolit, Juventusit dhe Milanit, sot në stolin e Evertonit, Karlo Ançeloti i cili, duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, u përqëndrua në tema të ndryshme të nxehta, në kasmpionatin e Serie A. Një mbi të gjitha, në ato që lidhen me rrugët përkatëse të disa nga trajnerët më të rinj italianë, ish-futbollistë të stërvitur nga vetë Ançeloti gjatë karrierës së tij shumë të dekoruar.

 “Ditët e fundit kam dëgjuar të flitet më shpesh për Pipo Inzagin. Unë jam shumë i lidhur me të, si me të gjithë lojtarët që kam pasur, veçanërisht ata të Milanit. Skudeto? Shpresoj që Milani ta fitojë, edhe pse mendoj se do të jetë e vështirë, pasi Interi po ecën shpejt. Kam frikë se miku im Konte nuk do ta plotësojë dëshirën time,”- ka deklaruar Karlo Ançeloti.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gatuzo ish-trajneri i napolit juventusit karlo anceloti milanit pipo inzagi pirlo trajneri i evertonit gatuzo ish-trajneri i napolit juventusit karlo anceloti milanit pipo inzagi pirlo trajneri i evertonit

Sondazh

Poll