Sport

Navas: “Në Madrid nuk besuan tek unë. Mund të kisha fituar më shumë se Kasijas”

4 Mars 2021, 11:02 Nga DOSJA

FRANCE – Tani ai është titullar ndër portierët më të mirë në futbollin europian. Por karriera e 34-vjeçarit Kejlor Navas nuk ka qenë gjithnjë lundrim i thjeshtë. Këtë e ka rrëfyer mbrojtësi ekstrem i Paris SG, në faqen zyrtare të klubit francez. Në historinë e numrit një, mbi të gjitha është e kaluara e tij te Real Madrid dhe mosmarrëveshjet që ai kishte në klubin “los blancos” dhe me Iker Kasijas.

“Kur mbërrita në Madrid nuk u përpoqa të provoja se isha një portier më i mirë se Iker dhe se mund të kisha arritur më shumë sukses sesa ai,”- thotë Kejlor Navas. – Unë thjesht u përpoqa të përfitoj nga rasti që ata më dhanë dhe kam punuar shumë, me përulësi. Por në fillim, kur arrita në Real Madrid, një pjesë e klubit nuk besoi në mua. Në çdo rast, tani, në Paris, jam përpjekur të bëj më të mirën time, për të fituar sa më shumë trofe me shokët e mi të skuadrës dhe mendoj se kam arritur diçka.

Në Spanjë, unë mbetem me këtë ide: një pjesë e klubit nuk ishte me mua, ata nuk kishin besimin e duhur edhe pse unë gjithmonë do të falënderoj tifozët “los blancos” për të gjithë dashurinë e tyre. Këtu te Paris SG unë jam shumë mirë dhe menjëherë ndjeva besimin e të gjithëve,”- shprehet ndër të tjera portieri 34-vjeçar kostarikan i Paris SG.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kejlor navas portieri i paris sg kejlor navas portieri i paris sg

Sondazh

Poll

Sport 3 Mars 2021, 19:55

ARGJENTINË– Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në d...