Sport

Milano, Sanremo vajtje-ardhje me makinë, ndërsa netët në jahtin 20 milionësh të Ibras

4 Mars 2021, 10:04 Nga DOSJA

ITALI – Festivali i Sanremos për Zlatan Ibrahimoviçin vazhdoi rregullisht edhe dje, ku u ndërthur edhe ndeshja e Milanit të tij kundër Udinezes, e cila u barazua 1-1, falë një penalltie në minutën e fundit, të realizuar si zakonisht nga Kesie.

Kampioni suedez, pas maratonës së parë gjashtë-orëshe në skenën e teatrit “Ariston”, të martën në mbrëmje, fjeti në jahtin e tij prej 20 milionë eurosh, i ankoruar në Portosole, përpara se të nisej me makinë për në Milano në mes të mëngjesit.

Në mbrëmje, Zlatan Ibrahimoviç, pasi kishte qenë në “San Siro”, ai u lidh në video me festivalin, ndërsa këtë mëngjes ai do të kthehet në “Qytetin e Luleve”, në funksion të pranisë së dytë “live” të kësaj mbrëmje.

Ai, sonte në skenë, ai do të takohet dhe do të përqafojë shoku i tij Mihajloviç, me të cilin do të këndojnë së bashku “Il vagabondo”, në një nga momentet më të pritura të Sanremos, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport qyteti i luleve sanremo teatri ariston trajneri mihajlovic zlatan ibrahimovic qyteti i luleve sanremo teatri ariston trajneri mihajlovic zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 3 Mars 2021, 19:55

ARGJENTINË– Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në d...