Sport

“Ke bllokuar makinën time, lëvize shpejt”! Helena Seger tregon për Elle si nisi njohja me Zlatan Ibrahimovic: Besoj se kj

4 Mars 2021, 15:57 Nga DOSJA
“Ke bllokuar makinën time, lëvize shpejt”! Helena Seger

ITALI-Partnerja e Zlatan Ibrahimovic, Helena Seger, foli për mikrofonat e Elle dhe zbuloi se si u takua me partnerin e saj. Padyshim që nuk ishte dashuri me shikim të parë: “Ai e kishte parkuar keq Ferrarin e tij në një parking në Malmoe. Mercedes-i im nuk dilte dot. Shumë e ashpër dhe me nerva i thashë ta lëvizë menjëherë, duket se kjo i ka pëlqyer.Nuk është e lehtë të jetosh me të, por e pranoj, madje as me mua “. Nga deklaratat e bukuroshes Helena duket se edhe ajo, si qendërsulmuesi i Milanit, ka një humor të bukur!

“Besoj se i pëlqej Zlatan-it sepse nuk i hap rrugë, edhe unë kam një të kaluar të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica.

Martesa? Një martesë mund të dëmtonte dëshirën time për të qenë e pavarur. Unë nuk dua të etiketohem thjesht si gruaja e një lojtari, ose miss e një konkursi bukurie. Unë mendoj se njerëzit nuk e dinë se sa kam studiuar, punuar dhe luftuar. Përfundon partnerja e Ibrahimovic.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport helena seger ibrahimovic helena seger ibrahimovic

Sondazh

Poll