Sport

“Mateus te Bayern? As si kopshtar”! Por “hakmarrja” e Lotarit erdhi…

4 Mars 2021, 10:33 Nga DOSJA

GJERMANI – Ironia erdhi, megjithëse e vonuar. Lotar Mateus “u hakmorr”. Jo vetëm në Gjermani, disa deklarata të Uli Hënes, presidenti i Bayern Mynihut në atë kohë, shkaktuan një sensacion, i cili në 2002 iu përgjigj disa kritikave, për mendimin shumë të ashpër, që Mateus kishte ndaj njerëzve që kishin fuqi vendimmarrëse në klub.

“Lotar nuk do të jetë as një punëtor stadiumi me ne,”- deklaronte asokohe presidenti Hënes. Kjo ishte një deklaratë mjaft e ashpër, nëse mendoni se ishte ndaj një lojtari, që mburret me paraqitjet më të shumta me Gjermaninë (150) dhe 408 me Bayern (me 100 gola të shënuar). Sidoqoftë, pas pothuajse 20 vjetësh, Mateus u fotografua, ndërsa priste barin e stadiumit “Allianz Arena”.

Por për Lotarin kjo është veçse një shaka. Aq sa, fotoja e tij në versionin kopshtar, u botua edhe në kopertinën e revistës zyrtare të Bayern Mynih, e cila gjithashtu përmban edhe një intervistë me të: “Nga të gjitha grindjet me drejtuesit e Bayern, ajo deklaratë e Hënesit ishte ajo që më goditi më shumë, – tregon Mateus. – Gjatë viteve, megjithatë, ne i kemi shkruar njëri-tjetrit disa herë, ne të dy jemi njerëz me zemër, kështu që shpejt e arritëm edhe pajtimin. Të dy qeshim me atë deklaratë, keqardhja për atë deklaratë, ishte një ditë kur ai e bëri atë.”

Hënes nuk është më presidenti i Bayernit (Herbert Hainer e ka zëvendësuar atë), por është ende anëtar i bordit drejtues dhe nuk e ka humbur fuqinë brenda klubit. Nga ana tjetër, Rumenige është ende administrator i klubit. Me pak fjalë, të dy arritën të linin mënjanë keqkuptimet me Mateus, duke e lejuar atë të punonte në “Allianz Arena”. Të paktën si kopshtar. Me atë ironi, megjithëse të vonuar, gjë që ndihmon në zhdukjen e çdo keqkuptimi në familjen bavareze.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih lotar mateus uli henes bayern mynih lotar mateus uli henes

Sondazh

Poll

Sport 3 Mars 2021, 19:55

ARGJENTINË– Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në d...