Sport

VIDEO / Barcelona përmbys Seviljen 3-0 dhe shkon në finalen e Kupës së Mbretit

3 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona përmbys Seviljen 3-0 dhe shkon në finalen e

SPANJE – Barcelona është duke e mposhtur 1-0 Seviljen në ‘Camp Nou’. Në minutën e 13-te Ousmane Dembele ka shënuar një gol shumë të bukur, për t’i kaluar në epërsi vendasit.

Barçës i duhet edhe një gol për ta çuar sfidën në kohën shtesë, ndërsa me dy gola që të kalojë direkt në finalen e Kupës së Mbretit. Por dukej që ishte mbrëmja e katalanasve. Në minutën e 73-të Sevilja humbet një 11-metërsh, duke lënë shifrat në 1-0 që e çuan takimin në kohën shtesë.

Më pas Barcelona ka përmbysur gjithçka në ‘Camp Nou’ duke shënuar edhe dy herë të tjera në kohën shtesë. Në fillim Pike dhe më pas në minutën e 95-te është Martin Braithwaite, që çon shifrat në 3-0, duke i dhënë finalen Kupës së Mbretit katalanasve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 3 Mars 2021, 19:55

ARGJENTINË– Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në d...