Bota

SHBA-ja do të vendos sanksione ndaj Rusisë, për helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny

2 Mars 2021, 16:27 Nga DOSJA
SHBA-ja do të vendos sanksione ndaj Rusisë, për helmimin e

SHBA-Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të vendosin sanksione ndaj rusëve lidhur me helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny. Sipas BBC, zyrtarë amerikan kanë konfirmuar se kanë arritur në përfundim se qeveria ruse ishte pas sulmit me agjent nervor ndaj Navalny në Siberi vitin e kaluar.

Duke folur para gazetarëve gjatë një konference, ata thanë se do të vendosen sanksione ndaj shtatë zyrtarë të lartë rusë dhe 14 subjekte të përfshira në prodhimin kimik dhe biologjik, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Masat synojnë një numër zyrtarësh dhe njësish të qeverisë ruse dhe po bashkërendohen me lëvizje të ngjashme nga BE,”-thanë zyrtarët e SH.B.A.

Moska ka mohuar përfshirjen në helmimin e tij dhe kundërshton përfundimin, nga ekspertët perëndimor të armëve. Ndërkohë, këto janë sanksionet e para të vendosura ndaj Rusisë nga administrata e Presidentit Joe Biden. Ai ka mbajtur një qëndrim më të ashpër se paraardhësi i tij Donald Trump ndaj Presidentit Putin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny rusi shba shba-ja i vendos sanksione rusis alexei navalny rusi shba shba-ja i vendos sanksione rusis

Sondazh

Poll