Bota

Fillon sot nata e parë e festivalit Sanremo, për herë të parë në histori nuk do të ketë pubik prezent në sallë

2 Mars 2021, 15:57 Nga DOSJA
Fillon sot nata e parë e festivalit Sanremo, për herë të

ITALI– Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet festivali i 71 i Sanremos, evenimentit më të madh muzikor në Itali.

Si rrallë herë në histori, festivali do të mbahet pa praninë e publikut dhe nën masa të rrepta sigurie.

Nga sot deri më 6 Mars ku do të zhvillohet dhe finalja, festivali do të  prezantohet ashtu si vitin e kaluar nga Amadeus së bashku me Fiorellon.

Në mbrëmjen e parë të ftuara do të jenë aktorja Matilda De Angelis, e cila arriti famë ndërkombëtare falë serialit televiziv ‘The Undoing’ dhe Loredana Bertè. Në të dytën do të jetë radha e Elodie dhe Luisa Ranieri, në të tretin e modeles Vittoria Ceretti, në të katërt gazetarja Barbara Palombelli dhe dirigjentja Beatrice Venezi. Ndërsa në finale priten Ornella Vanoni, Serena Rossi dhe Simona Ventura.

Lista e të ftuarve e njoftuar dhe konfirmuar deri më tani përfshin Alessandra Amoroso, Negramaro, kampionin e skive Alberto Tomba dhe Sinisa Mihajlovic, trajnerin e Bolonjës, ndërsa Achille Lauro dhe kampioni i Milanit Zlatan Ibrahimovic do të jenë të pranishëm në të pesë mbrëmjet e Festivalit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sanremo2021 sanremo2021

Sondazh

Poll