Bota

Serbia i dhuron Bosnje-Hercegovinës 5 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, presidenti Vuçiç: Do ndihmojmë dhe në të ardhm

2 Mars 2021, 15:45 Nga DOSJA
Serbia i dhuron Bosnje-Hercegovinës 5 mijë doza të vaksinës

SERBI-Presidenti Aleksandër Vuçiç ka dorëzuar ditën e sotme në Sarajevë një sasi prej 5,000 vaksinash AstraZeneca, të cilën Serbia ia ka dhuruar Bosnje-Hercegovinës.

Sipas mediave serbe, në aeroportin “Butmir” të Sarajevës, presidenti i Serbisë u mirëprit nga Kryetari i Presidencës së BiH, Milorad Dodik dhe anëtari Boshnjak i Presidencës, Sefik Dzaferovic.

Ndërkohë, Vuçiç ka thënë se dhurimi është një gjest miqësie dhe se është i lumtur që vaksinat do të përdoren nga boshnjakët, kroatët dhe serbët. Po ashtu ai ka thënë se do të ndihmojë dhe në të ardhmen.

“Të mos jetojmë për të fajësuar njëri-tjetrin para zyrtarëve evropianë dhe botërorë, të mos flasim pas shpine për më të keqen për njëri-tjetrin, sepse kemi më shumë nevojë për veten, sepse jetojmë me njëri-tjetrin, pranë njëri-tjetrit. Ne nuk kemi askënd më afër. Unë do të jem i lumtur që këto vaksina mund të përdoren nga Boshnjakët, Serbët dhe Kroatët, pa ndonjë ndryshim dhe ne do të ndihmojmë, nëse e quajmë kështu, në të ardhmen. Unë gjithashtu do të jem i lirë të kërkoj ndihmë për Bosnjën dhe Hercegovinën në disa çështje të tjera kur ne Miqtë dhe fqinjët duhet të flasim me njëri-tjetrin,”-ka thënë Vuçiç.

Që prej fillimi të pandemisë në Bosnje-Hercegovinë janë shënuar 130,979 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,071 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic serbia i dhuron vaksina bosnje-hercegovines aleksander vucic serbia i dhuron vaksina bosnje-hercegovines

Sondazh

Poll