Bota

Statistikat/ Nëse LVV-ja merr 75% të votave të diasporës, mund të sigurojë 58 deputet

2 Mars 2021, 14:47 Nga DOSJA
Statistikat/ Nëse LVV-ja merr 75% të votave të diasporës,

KOSOVË-Opinionisti Bleron Baraliu ka parashikuar deputete që mund të marrin partitë politike pas numërimit të votave të diasporës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë Lëvizja Vetëvendosje mund të marrë 58 deputetë në rast merr 75% të votave të diasporës.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bleron baraliu zgjedhjet ne kosove bleron baraliu zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll