Bota

Studimi/ Vaksinimi i të moshuarve në fillim është më i dobishëm pasi shpëton më shumë jetë

2 Mars 2021, 15:07 Nga DOSJA
Studimi/ Vaksinimi i të moshuarve në fillim është më i

SHBA– Sipas një studimi të botuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave (PNAS), vaksinimi i të moshuarve jo vetëm që shpëton jetën e tyre por edhe të shumë të tjerëve.

Me zbulimin dhe zhvillimin e disa vaksinave në të gjithë botën, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe sesa efektive apo cilat grupmosha duhet të përfshihen në vaksinim.

Sipas një studimi të ri amerikan, përparësia e vaksinimit  të moshuarve, jo vetëm që shpëton jetën e tyre por i jep mundësinëb që me imunitetin e fituar të kenë dhe shumë vite jetë.

Studimi u botua në revistën PNAS duke analizuar të dhënat e marra nga SHBA, Gjermania dhe Koreja e Jugut dhe  marrë parasysh faktorë të ndryshëm si: mosha, sëmundjet ekzistuese, vaksinimet etj.

Rreziku i vdekjes nga koronavirusi rritet me rritjen e moshës, pasi sipas të dhënave moshat mbi 70 vjeç kanë përbërë numrin më të lartë të viktimave.

Nëse nuk do të eksiztonin vaksinat, numri i njerëzve që do të vdisnin nga koronavirusi do të ishte shumë më i lartë tek të moshuarit sesa tek të rinjtë, pasi imuniteti i tyre dhe sëmundjet që mund të kenë i bëjnë kategorinë më të rrezikuar.

Sipas studimit, vaksinimi i një 90-vjeçari në SHBA kursen dy herë më shumë vite jetë sesa vaksinimi i një 75-vjeçari dhe gjashtë herë më shumë sesa vaksinimi i një 50-vjeçari.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne bote vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll