Bota

Megan Markle kërkon 1,5 milion paund dëmshpërblim nga ‘Mail On Sunday’ dhe dorëzimin e letrës së babait të sa

2 Mars 2021, 14:50 Nga DOSJA
Megan Markle kërkon 1,5 milion paund dëmshpërblim nga ‘Mail

BRITANI– Meghan Markle ka kërkuar sot 1.5 milion paund në tarifa ligjore dhe që Mail on Sunday të dorëzojë kopjet e letrës që i shkroi babait të saj pasi fitoi betejën ligjore me median e njohur britanike mbi privatësinë e saj.

Avokatë e Markle thanë se kostot e saj ligjore vlerësohen të ishin diku te 1.5 milion paund, duke kërkuar 50% të kësaj shume të paguhej brenda 14 ditësh.

Sipas The Sun, një gjykatës i Gjykatës së Lartë muajin e kaluar vendosi që Mail on Sunday prishi privatësinë e Dukeshës së Sussex kur publikoi pjesë të një letre me pesë faqe që ajo i shkroi të atit të saj, Thomas Markle.

Pas kërkesës për gjykim të shkurtuar që u pranua në Shkurt, Dukesha evitoi që të paraqitej fizikisht në gjyq dhe të përballej me të atin e saj.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll