Bota

Arabia Sauditet merr vendim, Haxhin këtë vit mund ta kryejnë vetëm personat e vaksinuar kundër Covid-19

2 Mars 2021, 15:25 Nga DOSJA
Arabia Sauditet merr vendim, Haxhin këtë vit mund ta kryejnë

MEKË-Ministri i Shëndetësisë në Arabin Saudite, Taëfig Al-Rabiah, ka njoftuar se të gjithë personat që do të marrin pjesë në kryerjen e Haxhit këtë vit, duhet të jenë vaksinuar kundër Covid-19.

“Kushti kryesor për pjesëmarrje në pelegrinazhin në qytetin e shenjtë të Mekkah është të jenë të vaksinuar,”-ka thënë ai.

Deklarata nuk specifikoi nëse në Haxh, në të cilin zakonisht marrin pjesë 2 milionë njerëz nga e gjithë bota, do të lejohen persona të tjerë jashtë Arabisë Saudite.

Vitin e kaluar, zyrtarët sauditë lejuan vetëm një numër shumë të kufizuar të njerëzve brenda Mbretërisë që të kryenin Haxhin, për të shmangur infektimet me Covid-19 . Haxhi këtë vit do të fillojë në fund të korrikut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota haxhi duhet te behet me test negativ te covdi-19 kryerja e haxhit haxhi duhet te behet me test negativ te covdi-19 kryerja e haxhit

Sondazh

Poll