Bota

REPLIKAT/ Grenell “sulmon” Kurtin për qëndrimin rreth ambasadës në Jeruzalem: Është anti-amerikan, Biden ta ndalojë.

2 Mars 2021, 15:02 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Grenell “sulmon” Kurtin për qëndrimin rreth

KOSOVË- Ish-i dërguari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, pasi ky i fundit ka thënë se do ta rishikojë këtë vendim.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell e ka quajtur Kurtin një anti-amerikan, i cili sipas tij ka qenë kundër politikës së SHBA-së ndër vite, duke filluar me kundërshtimin e  Bill Clinton-it, Geroge Bush-it, Barack Obamës dhe Donald Trump-it.

Kreu i ri anti-amerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

The Left ëing anti-American neë leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s alëays the anti-American.

The Biden team should stop this….@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021

Ndërkohë që nga ana e Vetëvendosje për këto akuza ka reaguar ish-këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllanza Podrimja, e cila ka shkruar se nëse Grenell flet keq, atëherë ata po bëjnë gjënë e duhur.

Por Grenell nuk ka ndaluar me kaq pasi në një postim tjetër ka shkruar se Kurti hodhi gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës në 2018 për të ndaluar demarkacionin me Malin e Zi.

Pas Grennel ka reaguar edhe këshilltari personal i Kurtit, Arun Chaudhary ku i ka kërkuar atij që të ndalojë me sulmet, pasi aleanca e tyre me SHBA-në është e palëkundëshme.

Por për çfarë po bëhet kjo ‘grindje’ mes tyre?

Reagimi i Grenell kundër, Kurtit ka ardhur për shkak se ky i fundit deklaroi se do të rishikojë hapjen e ambasadas së Kosovës në Jeruzalem. Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka ardhur falë marrëveshjes që Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç nënshkruan në SHBA. Marrëveshja përfshinte hapjen e ambasadave të Serbisë dhe Kosovës në Izrael. Por për këtë gjë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Kurtit që të rishikojë këtë vendim, dhe se shmangia e hapjes së kësaj ambasade do të ishte me e dobishme.

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti izrael-kosovve marreveshja kosove- izrael richard grenell albin kurti izrael-kosovve marreveshja kosove- izrael richard grenell

Sondazh

Poll