Bota

Refuzohet një pako nga diaspora, kishte brenda 78 fletëvotime

2 Mars 2021, 16:02 Nga DOSJA
Refuzohet një pako nga diaspora, kishte brenda 78 fletëvotime

KOSOVË-Disa votues nga diaspora duket se nuk i kanë respektuar rregullat e vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në të cilën përcaktohej se në pakot e dërguara mund të vendoseshin vetëm votat e personave nga rrethi i ngushtë familjarë.

Sipas Gazeta Express, në një nga pakot janë gjetur 87 fletëvotime, kjo pako është refuzuar pasi nuk ka respektuar procedurën e duhur.

Po ashtu mësohet se  1 mijë e 656 pako me fletëvotime janë refuzuar, pasi pakoja ka përmbajtur numër të fletëvotimeve jashtë rrethit familjar.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll