Aktualitet

Pa me sytë e tij ekzekutorin! Dëshmitari okular në vrasjen e Behar Spahisë: Ishte i vjetër, me xhup të zi e kapele, mori b

1 Mars 2021, 19:37 Nga DOSJA
Pa me sytë e tij ekzekutorin! Dëshmitari okular në vrasjen e

TIRANË– Një person me precedentë penalë, ka parë me sytë e tij ekzekutorin e Behar Sofias. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se ai është një person me precedentë penalë, por që ka parë se si ekzekutori, me xhup të zi e kapele ka marrë biçikletën dhe është larguar nga vendi i krimit.

Pengu mësohet se është shprehur se ekzekutori ecte me shpejtësi dhe se nuk ka arritur t’ia dallojë mirë fytyrën, por ka parë që ishte i vjetër në moshë.

“Në muajin nëntor 2020 dola për herë të fundit nga burgu, unë vjedh ndonjë gjë, jam edhe përdorues i të gjitha llojrave të drogës . Atë dite dola nga shtëpia pasi u zura me të zotin e shtëpisë mora një torbë me rroba dhe dola. Dola pa ditur as vete ku do shkoja, shkova tek ura poshtë bulevardit për të fshehur torbën me rroba. Në këtë moment një person i vjetër, i veshur me të zeza me kapele, erdhi nga krahu i piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urës. Aty mori një biçikletë që kishte lenë aty. Ky person ecte me hap të shpejtë. Ishte me xhup të zi dhe kapele të zezë, dhe seç bëri një veprim duke ulur kokën dhe me dorë a e hoqi maskën a e vuri, nuk arrita ta fiksoj këtë veprim.  Pasi mori biçikletën po me atë shpejtësi u ngjit në drejtim të bordurës anësore,”- thuhet në dëshminë e Pengut.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia deshmitari ne vrasjen e sofias vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia deshmitari ne vrasjen e sofias vritet behar sofia

Sondazh

Poll