Aktualitet

Ishte baba i 3 fëmijëve/ Covid-19 i merr jetën drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Berat (EMRI-FOTO) 

1 Mars 2021, 18:25 Nga DOSJA
Ishte baba i 3 fëmijëve/ Covid-19 i merr jetën drejtorit të

BERAT– Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat ka gjetur vdekjen nga Covid-19. 

58-vjeçari Gëzim Shkoza, ishte shtruar fillimisht në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Pas përkeqësimit të shëndetit një javë më parë, ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Tre ditët e fundit Shkoza. ishte në intubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen dhe ndërroi jetën mëngjesin e sotëm.

Gëzim Shkoza, ishte babai i tre fëmijëve dhe jetonte në Karkanjoz, ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30-vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5-vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim shkoza gëzim shkoza

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...

Aktualitet 1 Mars 2021, 15:38

VLORË- Janë publikuar pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme, në aksin Vlorë- Levan, ku si pasojë humbën jetën dy të rinjë, ndërkohë që tre të tjer...