Aktualitet

Nuk e piu vetëm! Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, zbulon shoqëruesin: Vinin shpesh bashkë, po ta

1 Mars 2021, 18:26 Nga DOSJA
Nuk e piu vetëm! Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit

TIRANË– Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që u ekzekutua. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se kamerieri është shprehur se Sofia, atë ditë, është futur në lokal me një tjetër person, rreth moshës 40 vjeç e me trup të mbushur, të cilit ai nuk ia dinte identitetin.

Por, kamerieri është shprehur se Sofia vinte shpesh me këtë person në këtë lokal dhe se po ta shikonte në foto, do ta dallonte cili ishte.

“Behar Sofia ishte ditën e hënë në kafe i shoqëruar nga një person i moshës 40 vjeç , i shëndoshë, rreth 170 cm . Me të qëndroi gjysmë ore ose një orë. Nuk e njoh këtë person por po ta shoh jam në gjendje ta njoh, pasi ka ardhur dhe më parë në lokal me këtë person,”- thuhet në dëshminë e kamerierit.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 16:43

SHQIPËRI– 1 mijë e 816 viktima, 35 mijë e 702 të infektuar aktivë dhe 70 mijë e 413 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, pothuajse një vit,...